Oberon

Vendndodhja është shumë e njohur, por gjithçka tjetër krejtësisht e re. Në Bulevardin Niki, me pamje nga Thermaiko, Oberon është “hyrja e re’’ më impresionuese në Selanik.

Oberon kafeja është një çështje e rëndësishme dhe ju do ta konstatoni atë që në gllënjkën e parë. Baristë të kualifikuar kujdesen edhe për detajin më të vogël me qëllim që ju të shijoni një kafe cilësore. Njësoj vlen edhe për pijet e tjera, ndërsa nuk kalojnë pa u vunë re edhe variacionet e shumta për mëngjes apo një snack për t’i shoqëruar ato.

Edhe nëse drekoni, edhe nëse thjesht zgjidhni të shijoni një pije, në Oberon do të gjeni një katalog të përditësuar verërash, ndërsa baristët tanë janë gjithmonë në dispozicionin tuaj që t’ju përgatisin “all time classic” apo ”signature cocktails”, duke përdorur teknika moderne dhe kombinime përbërësish, si edhe pije të rralla që mund të kënaqin edhe shijet e klientëve me pretendime më të larta.

Të gjitha këto do t’i përjetoni në një ambient elegant me tinguj që përputhen me stilin e përgjithshëm dhe bëjnë ndryshimin..